Page 175 - Demo
P. 175
Matematika 7173Ndërtimi i njohurive të reja: DRTAMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë pjesën e parë të njësisë mësimore në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni.Për pjesën e parë do të diskutojnë pyetjet e mëposhtme.• Si quhet barazimi në mes dy raporteve?• Jepni dy shembuj të përpjesëtimit.• Jepni dy shembuj të raporteve që nuk janë përpjesëtim.Pyetjet për pjesën e dytë:• Paraqitni me anë të shkronjave përpjesëtimin.• Cilat janë kufizat e jashtme të përpjesëtimit?• Cilat janë kufizat e brendshme të përpjesëtimit?Pyetjet për pjesën e tretë:• Çfarë paraqet barazimi a · d = b · c.• Çarë ndodh nëse në përpjesëtim ua ndërrojmë vendet kufizave të brendshme ose atyre të jashtme?Nxënësit bashkë me mësuesin/en do të zgjidhin një detyrë për të zbatuar të gjitha vetitë e përpjesëti,mit të diskutuara më lartë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Nxënësit në grupe punojnë detyrat nga rubrika Ushtrime. Detyrat e zgjidhura i diskutojnë mes tyre dhe me mësuesin/en dhe do të vetëvlerësojnë punën e tyre.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe dhe në përfshirjen e tyre në bashkëbisedim. Mësuesi/ja vlerëson në listën e kontrollit të njohurive në pjesën e fundit të orës duke i përcjellë punën e tyre në grup.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës duke iu dhënë sqarimet përkatëse.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

