Page 176 - Demo
P. 176
Libër për mësuesin/en174Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Raporte dhe përpjesëtime Rezultati i të nxënit të temës: Dallon numërorët që formojnë përpjesëtim.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore. 5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Veti të tjera të përpjesëtimeveFjalët kyçe: raport i dy madhësive, përpjesëtim, përqindjeRezultati/et e të nxënit për orën mësimore:Nxënësi/ja:- përkufizon përpjesëtimin duke e thënë rregullën; - dallon kufizat e jashtme dhe ato të brendshme të përpjesëtimit;- vërteton saktësinë e përpjesëtimit nëse ua ndërron vendin e kufizave të jashtme ose të brendshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, fletë A4 Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Jeta dhe puna Shembujt në këtë njësi janë të gjithë nga jeta e përditshme, raste këto ku kërkohet shprehja e raportit ndërmjet përqindjes.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në dysheMësuesi/ja fton nxënësit të diskutojnë në dyshe detyrën e dhënë në rubrikën Kërkoni dhe zbuloni. Në figurën 7.8, raporti i pjesës së ngjyrosur me pjesën e pangjyrosur 21 , – thotë Zana.Jo, – thotë Mira, raporti i pjesës së ngjyrosur me pjesën e pangjyrosur është 84 .Si mendoni ju cili ka të drejtë? A mund të jetë ky raport dhe 42 ?Idetë dhe përgjigjet për detyrën do të vazhdojnë t’i bisedojnë edhe me mësuesin/en dhe klasën.

