Page 178 - Demo
P. 178
Libër për mësuesin/en176Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda:MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Raporte dhe përpjesëtime Rezultati i të nxënit të temës: Cakton të katërtën përpjesëtimore në përpjesëtimet e dhëna.Zbaton rregullën e thjeshtë të treshit për të caktuar vlerën e të panjohurës te përpjesëtimet.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.4.1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Gjetja e kufizës së panjohur në një përpjesëtim. Rregulla e treshit.Fjalët kyçe: përpjesëtim, kufizë e panjohur, rregull e treshitRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- gjen të katërtën përpjesëtimore në një përpjesëtim; - njehson vlerën e kufizës së panjohur në përpjesëtim;- zbaton gjetjen e të katërtës përpjesëtimore në detyra problemore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, fletë A4 Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Jeta dhe puna Shembujt në këtë njësi janë të gjithë nga jeta e përditshme, raste këto ku kërkohet të njehsohet kufiza e panjohur në një përpjesëtim.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimeshMësuesi/ja fton nxënësit të mendojnë dhe pastaj të diskutojnë në grupe për t’u përgjigjur në detyrën e dhënë në rubrikën Kërkoni dhe zbuloni. Për të blerë dy buqeta me lule, Era shpenzoi 8,5 euro. Sa euro i duhen Erës për të blerë 4 buqeta me lule? Po tri buqeta?

