Page 179 - Demo
P. 179
Matematika 7177Diskutoni.Idetë dhe përgjigjet për detyrën do të vazhdojnë t’i bisedojnë edhe me mësuesin/en dhe klasën. Ndërtimi i njohurive të reja: Ndërthurja IMësuesi/ja ndan nxënësit në grupe me nga katër vetë. Secilit i cakton një numër nga 1 deri në 4. Kërkon nga ata që të rigrupohen në grupe sipas numrit përkatës. Ai/ajo iu cakton grupeve të ekspertëve të lexojnë dhe të përgatisin shembullin me numrin përkatës në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni,Grupi i parëShembulli 1: Në përpjesëtimin 0,5 : x = 2 : 13, gjeni vlerën e kufizës së panjohur x.Grupi i dytëShembulli 2: Do të njehsojnë duke zbatuar rregullën e treshit shembullin e dhënë në fillim të orës.Grupi i tretëShembulli 3: Gjeni në përpjesëtimin = kufizën e panjohur a. Grupi i katërtShembulli 4: Gjeni të katërtin përpjesëtimor të treshes së radhitur të numrave 2, 8, 16. Nxënësit do të kthehen në grupet bazë për të sqaruar për grupin, detyrën që përgatitën në grupet e ekspertëve.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Secili grup do të krijojë një detyrë problemore ku kërkohet të njehsohet kufiza e panjohur, e katërta përpjesëtimore. Detyrën e hartuar do t’ia japin për ta zgjidhur grupi fqinjë. Grupi që ka krijuar detyrën do të korrigjojë dhe vlerësojë punën e grupit fqinjë.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe dhe në përfshirjen e tyre në bashkëbisedim. Mësuesi/ja vlerëson në listën e kontrollit të njohurive në pjesën e fundit të orës duke i përcjellë punën e tyre në grup.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

