Page 180 - Demo
P. 180
Libër për mësuesin/en178Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Raporte dhe përpjesëtime Rezultati i të nxënit të temës: Zgjidh probleme nga jeta e përditshme, duke përdor numra përpjesëtimorë. Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja,duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.4.1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Varësia në përpjesëtim të drejtëFjalët kyçe: përpjesëtim, kufizë e panjohur, përpjesëtim i drejtëRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- gjen të katërtën përpjesëtimore në një përpjesëtim të drejtë; - njehson vlerën e kufizës së panjohur në përpjesëtimin e drejtë;- zbaton gjetjen e të katërtës përpjesëtimore në detyra problemore të shprehura përmes përpjesëtimit të drejtë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, fletë A4Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Jeta dhe puna Shembujt në këtë njësi janë të gjithë nga jeta e përditshme, raste këto ku kërkohet të njehsohet kufiza e panjohur në një përpjesëtim të drejtë. Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimesh (Teli për tharje)Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në fletët që shpërndan.1. Një punëtor fiton 80 euro në 5 ditë. Sa do të fitojë ai në 11 ditë? 2. Me 12 kg kumbulla fitohen 3 kg kumbulla të thara. Sa kg kumbulla duhen për t’u fituar 5 kg kumbulla të thara?

