Page 181 - Demo
P. 181


                                    Matematika 71793. Për të gatuar një bukë duhen 600gr miell. Sa kg miell duhen për 8 bukë?4. Drini eci 8 km për 2 orë. Sa km do të kalojë duke ecur me të njëjtën tempo, për 3 orë?5. 7 kg detergjent për rroba kushtojnë 14 €. Sa kushtojnë 10,5 kg detergjent?Detyrat e punuara do t’i vendosin në telin për tharje.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja fton nxënësit të lexojnë njësinë mësimore në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Pasi ta kenë lexuar mësimin do të bashkëbisedojnë me grupin duke diskutuar detyrat me radhë.Shembulli 1. Në tabelën e mëposhtme është treguar lidhja midis gjatësisë së stofit dhe kostos së saj. Gjatësia e stofit (m) 1 2 3 4 ... xKostoja (euro) 20 40 60 80 ... yDy madhësi quhen në përpjesëtim të drejtë, nëse kur njëra prej tyre rritet (zvogëlohet) disa herë, edhe tjetra rritet (zvogëlohet) po aq herë. Shembulli 2. Për 3,2 kg mall u paguan 9,28 euro. Sa duhet paguar për 1,5 kg të këtij malli?Sasia e mallit Pagesa Blerja e parë Blerja e dytë↓ 3,2 kg 1,5 kg ↓ 9,28euro X euroxx =21yy , d.m.th. 1,53,2 = . Atëherë kemi 3,2 · x = 9,28 · 1,5 ku x = d.m.th. x = 4,35 euro Nxënësit tani që mësuan se si paraqitet përpjesëtimi i drejtë i kthehen telit për tharje dhe shohin nëse kanë dhënë përgjigje të saktë në detyrën e dhënë në fillim. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Secili nxënës do të krijojë një detyrë problemore të paraqitur si përpjesëtim i drejtë, ku kërkohet të njehsohet kufiza e panjohur, e katërta përpjesëtimore. Detyrën e hartuar do t’ia japin për ta zgjidhë shokut/shoqes në të djathtë. Ai/ajo që ka krijuar detyrën do të korrigjojë dhe vlerësojë punën e tjetrit.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe dhe në përfshirjen e tyre në bashkëbisedim. Mësuesi/ja vlerëson në listën e kontrollit të njohurive në pjesën e fundit të orës duke i përcjellë punën e tyre në grup. Nxënësit vlerësojnë njëri-tjetrin përmes vlerësimit të ndërsjellë.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   175   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185