Page 182 - Demo
P. 182


                                    Libër për mësuesin/en180Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Raporte dhe përpjesëtimeRezultati i të nxënit të temës: Identifikon shkallën e vizatimit (koeficientin e proporcionit) te figurat e ngjashme dhe në hartat gjeografike të qyteteve, shteteve...Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.3Veçon porosinë kryesore të lexuar ose të dëgjuar nga një burim, si libër, gazetë, revistë, internet, radio TV etj., e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit të një punimi/detyre me shkrim.II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.4.1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Paraqitja e objekteve me shkallë zvogëlimi apo zmadhimiFjalët kyçe: shkallë e zvogëlimit, shkallë e zmadhimit, përpjesëtim, koeficient i përpjesëtimitRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- mat distancat në mes qyteteve në hartë;- identifikon shkallën e vizatimit në figura të ngjashme; - njehson vlerën e koeficientit të përpjesëtimit;- dallon paraqitjet e distancave në harta nga distancat reale;- zbaton gjetjen e koeficientit të përpjesëtimit në shembuj të ndryshëm nga jeta reale.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, fletë A4 Harta e Kosovës Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Jeta dhe puna, Shkencat e natyrës Shembujt në këtë njësi janë të gjithë nga jeta e përditshme, distancat e mëdha, projekte të shtëpive etj. Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore që paraqet. Sa është distanca në mes dy qyteteve, Prishtinës dhe Prizrenit?Nxënësit japin përgjigje të ndryshme dhe bashkë me mësuesin/en vendosin për një vlerë që është më e saktë.Duke u orientuar në hartën e Kosovës, nxënësit vazhdojnë:Lexoni shkallën e hartës. Si e kuptoni?Gjeni në të qytetin e Prishtinës dhe Prizrenit. Matni me vizore distancën e tyre në hartë.
                                
   176   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186