Page 183 - Demo
P. 183


                                    Matematika 7181Krahasoni distancën në hartë me gjatësinë që keni dhënë për largësinë mes dy qyteteve.Bashkëbisedoni me grupin.Ndërtimi i njohurive të reja: Leksion i avancuarMësuesi/ja fton nxënësit të lexojnë njësinë mësimore në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Ju e dini se pjesët e sipërfaqes së Tokës paraqiten në hartë në trajtë të zvogëluar, po kështu objekte të ndryshëm në skica, fotografi. P.sh. segmentin prej 1 km e paraqesim në hartën e lagjes me një segment me gjatësi 1 m, d.m.th. të zvogëluar 1000 herë.Raportin e gjatësisë së një segmenti në një hartë (apo skicë), me gjatësinë e segmentit përkatës në Tokë, e quajmë shkallë të hartës (skicës).Për të bërë paraqitjen grafike me shkallë zvogëlimi (apo zmadhimi) të një objekti, si edhe për të gjetur përmasat reale të tij, kur njihen përmasat e kësaj paraqitjeje grafike, mund të përdoren përpjesëtimet. Shembull: Largesa midis dy fshatrave në hartën me shkallë 1:25000 është 6,5 cm. Sa është largesa reale midis tyre? E shënojmë largesën reale (në Tokë) midis fshatrave me x (cm). Kemi x6,5 = 250001Prej këtu marrim 6,5 · 25000 = x, d.m.th. x = 162500 cm = 1625 mShembuj ku përdoret shkalla e zvogëlimit.Shkalla Përdorimi 1:10 deri 1:25 Dizenjim mobiliesh1:50 deri 1:200 Paraqitje godinash 1:500 deri 1:2000 Planimetri parcelash 1:5 000 deri 1:25 000 Harta topografike 1:100 000 deri 1:200 000 Harta automobilistike (rrugore) 1:1 000 000 deri 1:5 000 000 Harta gjeografike Nxënësit tani që mësuan se si paraqitet përpjesëtimi i zhdrejtë i kthehen detyrës së dhënë në fillim dhe shohin se a kanë dhënë përgjigje të saktë. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që duke komentuar dhe bashkëbiseduar në grup të zgjidhin detyrat nga rubrika Ushtrime. Nxënës nga grupe të ndryshme do të zgjidhin në tabelë detyrat.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe dhe në përfshirjen e tyre në bashkëbisedim. Mësuesi/ja vlerëson në listën e kontrollit të njohurive në pjesën e fundit të orës duke i përcjellë punën e tyre në grup. Përmes listës së kontrollit të njohurive do të vlerësohen në veçanti nxënësit që do të zgjidhin detyrat në tabelë.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187