Page 185 - Demo
P. 185


                                    Matematika 7183Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: punë në grupe dyshe/bashkëbisedim/ditari i dyfishtë Nxiten nxënësit të kujtojnë se çfarë kanë mësuar gjatë kësaj teme duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhni.Kuptimin e raportit dhe përdorimin e tij1. Cila është forma më e thjeshtuar e raportit 100 : 30?2. Vizatoni tri drejtkëndësha të ndryshëm me raporte të përmasave gjatësi : gjerësi = 3 : 2.3. Dy operatore kompjuteri ndan midis tyre një dorëshkrim 120 faqesh në raportin 3:5. Sa faqe i takon të shtypë secilës? 4. Kemi 110 lapsa tri ngjyrash. Raporti i lapsave të zinj ndaj atyre blu është 5:4, kurse raporti i lapsave blu ndaj atyre të kuq është 2:1. Sa lapsa të secilës ngjyrë kemi? Shprehjen e raportit në përqindje5. Shprehni si numër dhjetor dhe si thyesë: a) 21%; b) 56%; c) 78%6. Shprehni si numër dhjetor dhe si përqindje: a) 86; b) 52; c) 53Dallimin e numërorëve që formojnë përpjesëtim8. Nga numrat e dhënë, zgjidhni katër numra me të cilët mund të formoni përpjesëtim:  a) 7; 9; 15; 21; 25; 35; 42; 49.  b) 5; 10; 15; 24; 30; 40; 50; 64. 9. A është përpjesëtim barazimi:  a) 2,04 : 0,6 = 2,72 : 0,8;  b) 0,012 : 0,28 = 0,204 : 0,51. Përdorimi i vetive të përpjesëtimit10. Jepet treshja e numrave: 5, 25, 10.  a) Gjeni një numër të katërt, që të formohet një përpjesëtim.  b) Sa numra të tillë mund të gjenden?11. Nga katër numrat e dhënë formoni sa më shumë përpjesëtime duke përdorur vetitë e përpjesëtimit:21; 41; 31;61................................. ....................................Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeUdhëzohen nxënësit të punojnë në grupe ushtrimet e kolonës së dytë të ditarit. Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera.Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përdorimin e raportit, formimin e përpjesëtimit, dallimin e madhësive në përpjesëtim të drejtë, caktimin e të katërtës përpjesëtimore në përpjesëtimet e dhëna, zbatimin e rregullës së thjeshtë të treshit për të caktuar vlerën e të panjohurës te përpjesëtimet, në identifikimin e shkallës së vizatimit në hartat gjeografike, zgjidhë probleme nga jeta e përditshme, duke përdorur numra përpjesëtimorë dhe përqindjet.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë të përsërisin njohuritë e kreut.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189