Page 186 - Demo
P. 186


                                    Libër për mësuesin/en184Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Raporte dhe përpjesëtimeRezultati i të nxënit të temësDallon numërorët që formojnë përpjesëtim.Dallon madhësitë e drejta përpjesëtimore.Cakton të katërtën përpjesëtimore në përpjesëtimet e dhëna.Zbaton rregullën e thjeshtë të treshit për të caktuar vlerën e të panjohurës te përpjesëtimet.Vlerëson dhe llogarit përqindjen përmendësh dhe me metoda llogaritëse.Identifikon shkallën e vizatimit (koeficientin e proporcionit) te figurat e ngjashme dhe në hartat gjeografike të qyteteve, shteteve. Zgjidh probleme nga jeta e përditshme, duke përdorur numra përpjesëtimorë dhe përqindjet.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.4.1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: raport, herës, numër dhjetor, përqindje, përpjesëtim, kufiza të jashtme, kufiza të brendshme, e katërta përpjesëtimore, madhësitë e drejta përpjesëtimore, rregulla e treshit. Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:−	 dallon numërorët që formojnë përpjesëtim;−	 dallon madhësitë e drejta përpjesëtimore;−	 cakton të katërtën përpjesëtimore në përpjesëtimet e dhëna;−	 zbaton rregullën e thjeshtë të treshit për të caktuar vlerën e të panjohurës te përpjesëtimet; −	 vlerëson dhe llogarit përqindjen përmendësh dhe me metoda llogaritëse;−	 identifikon shkallën e vizatimit (koeficientin e proporcionit) te figurat e ngjashme dhe në hartat gjeografike të qyteteve, shteteve; −	 zgjidh probleme nga jeta e përditshme, duke përdor numra përpjesëtimorë dhe përqindjet.
                                
   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189   190