Page 188 - Demo
P. 188
Libër për mësuesin/en186Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Matja e madhësive gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës Zgjedhë njësitë standarde për matje të gjatësisë, sipërfaqes si dhe shpjegon marrëdhëniet ndërmjet njësive të ndryshme të matjeve gjatë zgjidhjes së problemeve.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.2 Demonstron marrëdhëniet ndërmjet numrave racionalë.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.8.1 Përdor teknologjinë për hulumtime, kalkulime dhe matje në mënyrë që të zgjidhë probleme të ndryshme matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Përsëritje mbi njësitë e matjes së gjatësisë e të syprinësFjalët kyçe: metër, metër katror, nënfish, shumëfish, gjatësi, syprinë Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- numëron nënfishat dhe shumëfishat e metrit;- numëron nënfishat dhe shumëfishat e metrit katrorë;- shndërron njësitë e gjatësisë nga më e vogla kah më e madhja dhe anasjelltas;- zbaton shndërrimet e njësive matëse nga njëra në tjetrën të gjatësisë dhe syprinës në shembuj nga jeta e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, fletore pune, fletë A4, makinë llogaritëse, metër Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Jeta dhe puna Shembujt në këtë njësi janë të gjithë nga jeta e përditshme, raste këto ku kërkohet shprehja e raportit ndërmjet përqindjes.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Kreu 8Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja fton nxënësit të diskutojnë në grupe detyrën e dhënë në rubrikën Kërkoni dhe zbuloni. Kujtoni njësitë e gjatësisë dhe syprinës: njësinë themelore, shumëfishat dhe nënfishat.Në vend të pikave vendosni numrin e duhur: a) 12 m = ······· cm; b) 17 cm = ······· mm; c) 4 km = ······· m = ······· cm.a) 7 m2 = ······· cm2; b) 15 cm2 = ······· mm2; c) 3 km2 = ······· m2. Detyrat zgjidhen në tabelë nga disa nxënës.

