Page 189 - Demo
P. 189
Matematika 7187Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimDiskutimi rreth detyrave të zgjidhura lart çon te njësia mësimore që do të kujtohet nga klasa e gjashtë.Do të rikujtojmë njësitë matëse për gjatësinë dhe syprinën. Njësitë bazë, nënfishat dhe shumëfishat e tyre, të cilat do të na duhen në njësitë në vazhdim të temës “Matja e madhësive gjeometrike”.Mësuesi/ja bënë pyetjet në vazhdim dhe plotësojnë tabelën e mëposhtme duke rikujtuar nënfishat dhe shumëfishat e njësisë bazë të gjatësisë.• Cila është njësia bazë për matjen e gjatësisë? Si shënohet simbolikisht?Njësia Simboli Raporti me metrinShumëfishat Dekametri Hektometri Kilometri damhmkm1 dam = 10 m1 hm = 100 m 1 km = 1000 mNënfishat DecimetriCentimetri Milimetri dmcmmm1 m = 10 dm1 m = 100 cm 1 m = 1000 mmNjë shumëfish tjetër i metrit është milja: 1 milje = 1609 metra ≈ 1,6 km. Ajo përdoret kryesisht në lundrimet detare ose në fluturimet ajrore. Në të njëjtën formë do ta vazhdojnë bashkëbisedimin duke kujtuar njësitë matëse të syprinës.• Cila është njësia bazë për matjen e syprinave? Si shënohet simbolikisht?Njësia Simboli Raporti me metrin katrorShumëfishat Dekametri katror Hektometri katror Kilometri katrorNënfishat Decimetri katror Centimetri katror Milimetri katror Në bujqësi për matje syprinash përdoren njësitë e mëposhtme: ari; hektari (ha). 1 ari = 100 m2; 1 hektar = 10 000 m2; 1 hektar = 100 ari.Shembulli 1 325 cm = 3,25 m = 32,5 dm; 2857 m = 2,857 km; 3521 mm = 3,521 m = 352,1 cm. Shembulli 2 a) 5,2 m2 = 5,2 · 100 dm2 = 520 dm2; b) 17,3 cm2 = 17,3·100 mm2 = 1730 mm2; c) 9,4 km2 = 9,4 · 1000000 m2 = 9400000 m2; d) 257 mm2 = 257:100 cm2 = 2,57 cm2. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Nxënësit në grupe punojnë detyrat nga rubrika Ushtrime. Detyrat e zgjidhura në një fletë A4 i ekspozo,jnë në tabelë dhe nga një nxënës nga secili grup prezanton zgjidhjen para klasës. Ata/ato bashkë me mësuesin/en vlerësojnë punën e grupeve. Do të përdorin makinën llogaritëse për llogaritje më të shpejta.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe dhe në përfshirjen e tyre në bashkëbisedim. Vlerësohen në veçanti ata nxënës që i zbatojnë në shembuj konkret nga përditshmëria njohuritë që kanë për njësitë e gjatësisë dhe syprinave.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

