Page 190 - Demo
P. 190
Libër për mësuesin/en188Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Matja e madhësive gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës: Cakton perimetrin e figurave dydimensionale me anë të formulave dhe me matje.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.6.3 Paraqet numrat, figurat dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.8.1 Përdor teknologjinë për hulumtime, kalkulime dhe matje në mënyrë që të zgjidhë probleme të ndryshme matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Perimetri i shumëkëndëshitFjalët kyçe: metër, gjatësi, perimetër Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përkufizon perimetrin e shumëkëndëshave duke thënë rregullën;- shkruan formulat për disa shumëkëndësha duke u bazuar në përkufizim;- gjen gjatësinë e brinjës së shumëkëndëshit kur e din numrin e brinjëve dhe perimetrin; - llogaritë perimetrin e disa shumëkëndëshave duke ditur numrin dhe gjatësitë e brinjëve të tyre; - zbaton njehsimin e perimetrit në raste të ndryshme nga jeta e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, fletë A4, makinë llogaritëse, metër Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Jeta dhe puna Shembujt në këtë njësi janë të gjithë nga jeta e përditshme, raste këto ku kërkohet shprehja e raportit ndërmjet përqindjes.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja fton nxënësit të diskutojnë dhe të zgjidhin në grupe detyrën e dhënë në rubrikën Kërkoni dhe zbuloni. Një fermer ka një fushë. Ai dëshiron të vendosë një gardh rreth e përqark kufijve të fushës. Fusha është në formën e një drejtkëndëshi me përmasa 520 m dhe 400 m.

