Page 191 - Demo
P. 191


                                    Matematika 7189Sa m tel i duhet fermerit nëse gardhin do e bëj me katër shtresa?Merren përgjigjet nga grupet dhe shkruhen në tabelë.Ndërtimi i njohurive të reja: Ndërthurja IINxënësit do të ndahen në grupe me nga katër veta. Secilit i caktohet një numër nga 1 deri në 4. Ata/ato do të rigrupohen në grupet e ekspertëve për të përgatitur përgjigjet në pyetjet që u shpërndahen nga mësuesi/ja të shkruara në tiketa. Grupi i parë do t’u përgjigjen kërkesave:•	 Përkufizoni perimetrin e trekëndëshit.•	 Shkruani formulën për njehsimin e perimetrit të trekëndëshit me brinjë a ,b, c. •	 Njehsoni perimetrin e trekëndëshit barakrahës me bazë a = 3 cm dhe krahë sa dyfishi i bazës.Grupi i dytë do t’u përgjigjen kërkesave:•	 Përkufizoni perimetrin e drejtkëndëshit.•	 Shkruani formulën për njehsimin e perimetrit të drejtkëndëshit me brinjë a dhe b. •	 Njehsoni perimetrin e drejtkëndëshit me brinjë a = 4,6 cm dhe b = a.Grupi i dytë do t’u përgjigjen kërkesave:•	 Përkufizoni perimetrin e katrorit.•	 Shkruani formulën për njehsimin e katrorit me brinjë a. •	 Njehsoni perimetrin e katrorit me brinjë a = 2,8 dm.Grupi i dytë do t’u përgjigjen kërkesave:•	 Përkufizoni perimetrin e shumëkëndëshit të rregullt.•	 Shkruani formulën për njehsimin e perimetrit të shumëkëndëshit të rregullt.•	 Njehsoni perimetrin e gjashtëkëndëshit të rregullt me brinjë a = 2,3 cm Nxënësit kthehen në grupet bazë dhe kanë për detyrë t’u përgjigjen tri kërkesave që i përgatitën në grupet e ekspertëve para shokëve/shoqeve të grupit bazë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Nxënësit në grupe punojnë detyrat nga rubrika Ushtrime. Disa nxënës nga grupe të ndryshme zgjidhin detyrat në tabelë. Do të përdorin makinën llogaritëse për llogaritje më të shpejta.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe dhe në përfshirjen e tyre në bashkëbisedim. Mësuesi/ja do t’u kërkojë nxënësve të ngrenë lartë ngjyrën e semaforit për të vlerësuar të nxënit në pjesën e ndërtimit të njohurive. Vlerësohen në veçanti në listën e kontrollit të njohurive, ata nxënës që do t’i zgjidhin detyrat në tabelë. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195