Page 192 - Demo
P. 192


                                    Libër për mësuesin/en190Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Matja e madhësive gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës Njehson perimetrin e sipërfaqes rrethore.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.4.1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.8.1 Përdor teknologjinë për hulumtime, kalkulime dhe matje në mënyrë që të zgjidhë probleme të ndryshme matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Perimetri i rrethitFjalët kyçe: perimetër i rrethit, diametër i rrethit, rreze e rrethit Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përkufizon perimetrin e rrethit duke thënë rregullën;- analizon raportin në mes të perimetrit dhe diametrit të rrethit duke gjetur numrin π;- llogaritë perimetrin e rrethit ditur rrezen ose diametrin e tij; - gjen gjatësinë e rrezes ose të diametrit kur e dinë perimetrin; - zbaton njehsimin e perimetrit të rrethit në raste të ndryshme nga jeta e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, fletë A4, makinë llogaritëse, objekte të ndryshme në formë rrethi Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Jeta dhe puna Shembujt në këtë njësi janë të gjithë nga jeta e përditshme, ku kërkohet të njehsohen perimetri, diametri ose rrezja e rrethitPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja ka kërkuar nga nxënësit që të marrin me vete prej shtëpisë ndonjë objekt në formë rrethi (lodër, kapak, monedhe etj.).Udhëzon që ta rrotullojnë objektin përgjatë vizores duke filluar nga pika 0.Vlerën e fituar do ta pjesëtojnë me gjatësinë e diametrit të atij rrethi.Diskutojnë në grup për vlerat e fituara pas pjesëtimit. Merren përgjigjet nga grupet dhe shkruhen në tabelë.
                                
   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196