Page 195 - Demo
P. 195


                                    Matematika 7193Diskutojnë në grup formën e fituar. Merren përgjigjet nga grupet.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja bën një prezantim të shkurtër për të konceptin “teoremë”.Disa fjali matematike pranohen të vërteta vetvetiu, pa vërtetim. Fjali të tilla quhen aksioma. E tillë është p.sh. aksioma: “Nëpër dy pika të ndryshme kalon një dhe vetëm një drejtëz”. Ka fjali të tjera matematike që vërtetohen, d.m.th. tregohet vërtetësia e tyre me arsyetim, duke u bazuar në fjali të vërteta, të njohura që më parë. Të tilla fjali matematike quhen teorema. E tillë është dhe Teorema e Pitagorës.Pjesën në vazhdim nxënësit do ta lexojnë dhe bazuar në informacionet a marra do të vërtetojnë Teoremën e Pitagorës. Vërtetimin do ta argumentojnë përmes aktivitetit me kubet lidhëse. Formojnë një katrorë duke i bashkuar ata me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë i cili ka sipërfaqe të barabartë me katrorin me ngjyrë të kaltër. Këtë e vërtetojnë duke i mbivendosur katrorët e fituar njërin mbi tjetrin.D.m.th. Katrori (9 kube të kuqe) + Katrori (16 kube të verdha) = Katrori (25 kube të kaltra)Kjo arsyeton formulën c2 = a2 + b2Dhe rregullën: Teorema e PitagorësNë trekëndëshin kënddrejtë, katrori mbi hipotenuzë është i barabartë me shumën e katrorëve të ndërtuar mbi katete. Shembull 1. Në trekëndëshin kënddrejtë hipotenuza është 13 cm dhe njëri katet është 12 cm. Gjeni katetin tjetër.Zgjidhje:122 + x2 = 132, që nga x2 = 132 – 122 pra x2 = 25. Atëherë x = + = 5 cm.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Nxënësit në grupe punojnë në fletë A4 nga një detyrë (secili grup ka detyrë të ndryshme nga grupi tjetër) prej rubrikës ushtrime. Detyrat e zgjidhura barten nga grupi në grup për të vlerësuar saktësinë e zgjidhjes nga grupet të tjera Mësuesi/ja mbikëqyr vlerësimin për secilin grup.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe dhe në përfshirjen e tyre në bashkëbisedim. Vlerësohen në veçanti vlerësimin e ndërsjellë nga grupet. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   189   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199