Page 196 - Demo
P. 196


                                    Libër për mësuesin/en194Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Matja e madhësive gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës: Zbaton teoremën e anasjelltë të Pitagorës për të caktuar nëse një trekëndësh është kënddrejtë ose jo.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.3.5 Krijon paraqitje të koncepteve matematike (për shembull: me mjete konkrete, vizatime, numra, simbole, tabela, diagrame) dhe i zbaton në problema nga situata reale.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Teorema e anasjellë e PitagorësFjalët kyçe: teorema e anasjelltë e Pitagorës, trekëndësh kënddrejtë, katete, hipotenuzë, katrorë Rezultati/et e të nxënit për orë mësimoreNxënësi/ja:- ndërton katrorët mbi brinjët e trekëndëshit kënddrejtë dhe jokënddrejtë duke përdorë kube lidhëse; - argumenton Teoremën e anasjelltë të Pitagorës dhe formulën e saj përmes katrorëve të ndërtuar me kube lidhëse; - vërteton llojin e trekëndëshit varësisht nga gjatësia e brinjëve të tij duke përdor formulën c2 = a2 + b2. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, fletë A4, kube lidhëse Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Jeta dhe puna Disa shembuj në këtë njësi janë nga jeta e përditshme ku kërkohen njehsime duke përdorur formulën e Teoremës së anasjelltë të Pitagorës. Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Aktivitet në grupMësuesi/ja shpërndan në 3 grupe, 9 kube lidhëse të kuqe, 16 kube lidhëse të verdha dhe 25 kube lidhëse të kaltra. Ndërtoni katrorët me brinjë 3 cm, 4 cm dhe 5 cm. Në grupet e tjera shpërndan 9 kube lidhëse të kuqe, 16 kube lidhëse të verdha dhe 36 kube lidhëse të kaltra. Ndërtoni katrorët me brinjë 3 cm, 4 cm dhe 6 cm.Njësoni syprinat e tyre. Krahasoni shumën e syprinave të dy katrorëve të vegjël me syprinën e katrorit të madh.Bashkoni katrorët në mënyrë të njëpasnjëshme që të kenë vetëm një kulm të përbashkët.
                                
   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200