Page 198 - Demo
P. 198


                                    Libër për mësuesin/en196Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Matja e madhësive gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës: Zbaton Teoremën e Pitagorës për njehsimin e lartësisë te trekëndëshi barakrahës dhe barabrinjës, si dhe për njehsimin e diagonales te drejtkëndëshi dhe katrori.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.4 Sugjeron formula të ndryshme dhe përshtatshme për zgjidhje të detyrave.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.7.1 Identifikon ndryshoret dhe strukturat matematike në një problem të botës reale.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Zbatime të teoremës së PitagorësFjalët kyçe: teorema e Pitagorës, trekëndësh barakrahës ose barabrinjës, katror, drejtkëndësh, diagonaleRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - gjen formulën për njehsimin e diagonales së katrorit përmes formulës së teoremës së Pitagorës;- njehson lartësinë e trekëndëshit barabrinjës dhe barakrahës duke shfrytëzuar formulën e Teoremës së Pitagorës;- argumenton këto dy raste të zbatimit të teoremës së Pitagorës në shembuj nga jeta e përditshme. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, fletë A4, kube lidhëse Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Jeta dhe puna Disa shembuj në këtë njësi janë nga jeta e përditshme ku kërkohen njehsime të formave që nuk janë trekëndësha kënddrejtë por që mund të shprehen në një formë duke përdorur formulën e Teoremës.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupMësuesi/ja fton nxënësit të punojnë veprimtarinë e rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”. Një dhomë me përmasa 4 m me 5 m do të shtrohet me pllaka katrore me brinjë 25 cm. Për të mbyllur shtrimin e dhomës pllakat do të priten në trekëndësha sipas një diagonaleje. Gjeni sa pllaka në formë trekëndëshi duhen për të përfunduar shtrimin e dhomës.Fig. 8.28Po nëse pllakat janë në formë drejtkëndëshi me përmasa 30 cm me 40 cm, sa pllaka trekëndëshe do të duhen?
                                
   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202