Page 199 - Demo
P. 199
Matematika 7197Merren përgjigjet nga grupet dhe argumentimi se si kanë vepruar për të gjetur numrin e pllakave në formë trekëndëshe.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore, rubrikën Vrojtoni dhe mësoni.Bashkëbisedimin në grup dhe me klasën do ta zhvillojnë duke e ndarë mësimin në dy pjesë. Fillimisht do të diskutojnë për pjesën e parë.I. Diagonalja e katrorit me brinjë a. Në figurën 8.29 është paraqitur katrori ABCD me brinjë a. Zbatojmë në trekëndëshin kënddrejtë ABC teoremën e Pitagorës. AC2 = AB2 + BC2 pra AC2 = a2 + a2, që nga AC2 = 2a2. Atëherë AC = 2 2a d.m.th. AC = a 2Mbani mend.Diagonalja e katrorit me brinjë a është a 2 . Diskutimin do ta zhvillojnë në grup dhe do ta përmbyllin duke zgjidhur detyrën.1. Gjeni diagonalen e drejtkëndëshit me brinjë 5 cm dhe 12 cm.II. Lartësia dhe syprina e trekëndëshit barabrinjës.Le të jetë ABC një trekëndësh barabrinjës me brinjë a. Lartësia AH është mesore e bazës, prandaj HC = 21 BC = 21 a. Zbatojmë teoremën e Pitagorës në trekëndëshin AHC. Kemi: AH2 + HC2 = AC2 d.m.th AH2 + ( 21 a)2 = a2 që nga AH2 = a2– 41a2, pra AH2 = 43 2a . Del AH = a .Syprina e trekëndëshit ABC, si do ta shohim më vonë, është S = 21 BC · AH. Prandaj kemi S= 21a2a 3 d.m.th. S = 43 2a .Në trekëndëshin barabrinjës me brinjë a: lartësia është 2a 3 ; syprina është 43 2a . Do të përmbyllin bashkëbisedimin për pjesën e dytë dhe në grupe do të zgjidhin detyrën2. Gjeni brinjën e trekëndëshit barabrinjës me lartësi 5 cm.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Tryeza e rrumbullakët Nxënësit në grupe punojnë në fletë A4 detyra të zgjedhura prej rubrikës Ushtrime. Detyrat do t’i zgjidhin me radhë nga një secili anëtarë i grupit, duke e përcjellë fletën brenda grupit derisa të kenë zgjidh nga një detyrë secili prej tyre. Fletën do ta vendosin në tabelë.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe dhe në përfshirjen e tyre në bashkëbisedim. Vlerësohet nga mësuesi/ja secili nxënës për detyrën e zgjidhur në pjesën e fundit të orës. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

