Page 200 - Demo
P. 200
Libër për mësuesin/en198Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Matja e madhësive gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës: Njehson syprinën e shumëkëndëshave, (drejtkëndëshit).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.6.2 Krijon modele të thjeshta të figurave gjeometrike dhe objekteve nga klasa dhe nga jeta e përditshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Kuptimi mbi syprinën. Syprina e drejtkëndëshitFjalët kyçe: syprina e drejtkëndëshit, njësitë e matjes së syprinës m2, dm2, cm2, mm2, km2.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - nxjerr formulën për të njësuar syprinën e drejtkëndëshit; - zbaton formulat për syprinën e sipërfaqeve drejtkëndëshe në situata problemore;- argumenton zgjidhjen e situatës problemore duke përshkruar zgjidhjen e detyrës.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, fletë A4 Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Jeta dhe puna Disa shembuj në këtë njësi janë nga jeta e përditshme ku kërkohen njehsime të syprinave të sipërfaqeve drejtkëndëshe.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Aktivitet në grupFtohen nxënësit të zgjidhen situatën problemore të rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”.Këmba më e madhe!Vendosni këpucën tuaj në një fletë me katrorë me brinjë një centimetër.Fig. 8.34a. Vizatoni një vijë rreth këpucës suaj. Gjeni syprinën e përafërt të këmbës suaj.b. Krahasoni masën e këmbës suaj me atë të shokëve ose të shoqeve të tjera të grupit. Kush ka këmbën më të madhe?c. Përsëritni kërkesat a dhe b për të gjetur dorën më të madhe.d. A kanë shokët ose shoqet me këmbë të mëdha edhe duar të mëdha?Përgjigjet diskutohen me klasën dhe mësuesin/en.

