Page 201 - Demo
P. 201
Matematika 7199Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim në dysheMësuesi/ja udhëzon nxënësit që të lexojnë në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Nxënësit në dyshe do të ndajnë rolet. Për pjesën e parë: Kuptimi i syprinës do të përgatitet nxënësi i parë, ndërsa për pjesën e dytë: Syprina e drejtkëndëshit do të përgatitet nxënësi tjetër. Ata do të fillojnë bashkëbisedimin pasi të kenë përgatitur mirë pjesën për të cilën janë përgjegjës për t’i sqaruar shokut/shoqes.I. Kuptimi i syprinësDuke zgjedhur një katror me brinjë sa njësia e gjatësisë, çdo figurë lidhet një numër, që quhet syprinë e saj, në mënyrë që: a) syprina e çdo figure është një numër jonegativ;b) syprina e katrorit me brinjë sa njësia e gjatësisë është numri 1;c) figurat kongruente kanë syprina të barabarta;d) nëse një figurë është ndarë në pjesë që nuk priten, atëherë syprina e saj është e barabartë me shumën e syprinave të këtyre pjesëve. Nëse katrori e ka brinjën 1 m (1 cm) themi që syprina e tij është 1 m2 (1 cm2). II. Syprina e drejtkëndëshitSyprina e drejtkëndëshit me brinjë a, b është S = a b.Syprina e katrorit me brinjë a është a2.Shembulli 1. Gjeni brinjët e drejtkëndëshit nëse raporti i tyre është 94 dhe syprina e tij është 144 m2.ZgjidhjeDuke shënuar a, b brinjët e drejtkëndëshit, kemi të dhënë 94 = ba dhe a · b = 144.Nga barazimi = ba nxjerrim a = 94 b. Duke e zëvendësuar këtë në barazimin a · b = 144 gjejmë: (94 b) ·b = 144, që nga 94 b2 = 144 d.m.th. b2 = 4144 ⋅9 . Prej këtej, duke pasur parasysh që b > 0, marrim b = 4144 ⋅9 = 4144 ⋅ 9 = 18 cm. Atëherë a = 94 b =94 · 18 = 8 cm. Nxënësit në dyshe do të punojnë për të zgjidhur detyrën: Një qendër sportive ka dy fusha futbolli. Njëra është 115 m e gjatë dhe 60 m e gjerë, kurse tjetra është 105 m e gjatë dhe 85 m e gjerë.Cila fushë futbolli ka syprinë më të madhe dhe sa më të madhe?Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Ftohen nxënësit të punojnë në grupe në fletë A4 detyrën.Plotësoni vlerat që mungojnë:Drejtkëndëshi Gjatësia (në cm) Gjerësia (në cm) Syprina (në cm2)Fotografi 25 20Zarf 25 150Libër 30 600Poster 24 1200Fletët i vendosin në tabelë dhe analizohet nga mësuesi/ja saktësia e zgjidhjes së detyrave.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në dyshe dhe grupe gjithashtu edhe përfshirjen e tyre në bashkëbisedim.

