Page 203 - Demo
P. 203


                                    Matematika 7201Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Matja e madhësive gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës Njehson perimetrin dhe syprinën e sipërfaqes shumëkëndëshe (paralelogrami, trekëndëshi, trapezi, deltoidi) me anë të formulave.Njehson perimetrin dhe syprinën e sipërfaqeve shumëkëndëshe të rregullta kur dihet brinja dhe rrezja e rrethit të brendashkruar.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.2.4 Sugjeron formula të ndryshme dhe përshtatshme për zgjidhje të detyrave.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Syprina e paralelogramit dhe trekëndëshit. Syprina e shumëkëndëshit të rregulltFjalët kyçe: syprina e trekëndëshit, syprina e paralelogramit, syprina e shumëkëndëshit të rregullt, baza, lartësi.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- nxjerr formulat për të njehsuar syprinën e paralelogramit, trekëndëshit dhe shumëkëndëshave të rregullt duke u bazuar në formulën e drejtkëndëshit;- njehson syprinën e sipërfaqeve paralelograme, trekëndëshe dhe shumëkëndëshe të rregullta;- zbaton formulat për syprinën e sipërfaqeve të paralelogramit, trekëndëshit dhe shumëkëndëshave të rregullt në situata problemore. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7 , Fletore pune, fletë A4, veglat për gjeometri Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Jeta dhe puna Disa shembuj në këtë njësi janë nga jeta e përditshme ku kërkohen njehsime të syprinave të sipërfaqeve drejtkëndëshe.
                                
   197   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207