Page 206 - Demo
P. 206
Libër për mësuesin/en204Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Matja e madhësive gjeometrike Rezultati i të nxënit të temësNjehson syprinën e sipërfaqes shumëkëndëshe (rombi, trapezi) me anë të formulave.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.2.4 Sugjeron formula të ndryshme dhe përshtatshme për zgjidhje të detyrave.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Syprina e rombit. Syprina e trapezitFjalët kyçe: syprina e rombit, syprina e trapezit, diagonale, baza, lartësi, syprina e trekëndëshitRezultati/et e të nxënit për orë mësimoreNxënësi/ja:- nxjerr formulën për të njësuar syprinën e rombit duke e shprehur si katërfish i trekëndëshit;- gjen formulën për njehsimin e syprinës së sipërfaqes trapeze duke e shprehur si dyfish i trekëndëshit; - zbaton formulat për syprinën e sipërfaqeve të rombit dhe trapezit në situata problemore;- argumenton zgjidhjen e situatës problemore duke gjet zgjidhjen e detyrës.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, fletë A4, veglat për gjeometri Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Jeta dhe puna Disa shembuj në këtë njësi janë nga jeta e përditshme ku kërkohen njehsime të syprinave të sipërfaqeve drejtkëndëshe.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Aktivitet në grupFtohen nxënësit të zgjidhen situatën problemore të rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”.Skiconi një romb me diagonale 6 cm; 8 cma) Si janë diagonalet e rombit?b) Në sa trekëndësha kënddrejtë ndahet rombi? Si janë këta trekëndësha?c) Gjeni syprinën njërit trekëndësh.Mësuesi/ja vizaton në tabelë rombin dhe diagonalet e tij e bashkë me nxënësit diskutojnë pyetjet e dhëna më lart.

