Page 207 - Demo
P. 207
Matematika 7205Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim në dysheMësuesi/ja udhëzon nxënësit që të lexojnë në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Nxënësit në dyshe do të ndajnë rolet. Për pjesën e parë: Kuptimi i syprinës do të përgatitet nxënësi i parë, ndërsa për pjesën e dytë: Syprina e drejtkëndëshit do të përgatitet nxënësi tjetër. Ata do të fillojnë bashkëbisedimin pasi të kenë përgatitur mirë pjesën për të cilën janë përgjegjës për t’i sqaruar shokut/shoqes.I. Syprina e rombitNë figurë është paraqitur rombi ABCD, me diagonale AC = d1 dhe BD = d2.Diagonalet janë pingule njëra me tjetrën dhe priten në mesin e tyre. Prandaj AO = d dhe OB = 22d. Ato e ndajnë rombin në 4 trekëndësha kënddrejtë, kongruentë ndërmjet tyre. Prandaj syprina e rombit është sa katërfishi i syprinës së njërit prej tyre.Syprina e trekëndëshit kënddrejtë AOB është 1 2 12 1 1 . . . ..2 22 2 8d d dd s AO OB = = = . Si rrjedhim syprina e rombit është S = 4s = 4 12 12 . .8 2dd dd =Syprina e rombit është e barabartë me gjysmën e prodhimit të diagonaleve të tij.II. Syprina e trapezitNë figurën 8.43 paraqitet trapezi ABCD me baza AB = a; DC = b dhe lartësi DE = h.Ndërtojmë BH DC dhe bashkojmë pikën B me pikën D. Kemi DE = HB = h. (Pse?) Shkruajmë: = 21; = 21. Por . Duke zëvendësuar kemi: = 21 +21 =21 h∙(a+b). Syprina e trapezit me baza a dhe b dhe lartësi h, njehsohet me formulën: . Nxënësit në dyshe do të punojnë për të zgjidhur detyrën:1. Gjeni syprinën e rombit me diagonale 10 cm dhe 14 cm.2. Gjeni syprinën e trapezit me baza a = 14 cm; b = 8 cm dhe lartësi h = 5 cm. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Stilolapsat në mes Ftohen nxënësit të punojnë në grupe detyrat e dhëna në rubrikën Ushtrime. Pasi të përfundojnë detyrat ata/ato do t’i lënë lapsat në mes të tavolinës. Mësuesi/ja zgjedh njërin nga lapsat. Nxënësi i cili është pronarë i atij lapsi zgjidh detyrën në tabelë. Kështu veprohet në secilin grup.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në dyshe dhe grupe gjithashtu edhe përfshirjen e tyre në bashkëbisedim. Vlerësohen në listën e kontrollit të njohurive nxënësit që dalin në tabelë për të zgjidh detyrat. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

