Page 208 - Demo
P. 208
Libër për mësuesin/en206Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Matja e madhësive gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës Njehson syprinën e sipërfaqes rrethore.Përdor formulat për njehsimin e perimetrit dhe syprinës së sipërfaqeve shumëkëndëshe dhe rrethore në detyra nga jeta e përditshme.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.8 Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive natyrore dhe shoqërore, krijimeve letrare apo artistike.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.3Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.2.4 Sugjeron formula të ndryshme dhe përshtatshme për zgjidhje të detyrave.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Syprina e qarkut (sipërfaqes rrethore)Fjalët kyçe: syprina e rrethit, rreze e rrethit, diametri i rrethitRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- nxjerr formulën për të njësuar syprinën e rrethit duke e shprehur përmes syprinës së sipërfaqes paralelograme;- llogaritë syprinën e sipërfaqes rrethore kur është dhënë rrezja e rrethit ose diametri i tij;- njehson gjatësinë e rrezes (diametrit) të rrethit duke ditur syprinën e sipërfaqes së atij rrethi; - zbaton formulën për syprinën e sipërfaqeve rrethore në situata problemore. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, fletë A4,veglat për gjeometri. Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Jeta dhe puna Disa shembuj në këtë njësi janë nga jeta e përditshme ku kërkohen njehsime të syprinave të sipërfaqeve rrethore.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupFtohen nxënësit të zgjidhen situatën problemore të rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”.Në figurën 8.46 qarkut me rreze r i është jashtëshkruar një katror, brinja e tij është 2r. Në figurën 8.47 këtij qarku i është brendashkruar një katror, diagonalet e të cilit janë 2r.a)Gjeni syprinat e secilit nga këta katrorë.

