Page 209 - Demo
P. 209


                                    Matematika 7207b)Ndërmjet cilëve numra ndodhet syprina e qarkut?Mësuesi/ja vizaton në tabelë rrethin dhe brendashkruan katrorin me diagonale 2r dhe jashtëshkruan kat,rorin me brinjë 23. Bashkë me nxënësit diskutojnë pyetjet e dhëna më lart duke komentuar vizatimin.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja udhëzon nxënësit që të lexojnë në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Bashkëbisedimin në grup dhe me klasën do ta zhvillojnë si në vijim:Vizatojmë një qark me rreze dhe e ndajmë atë në 16 pjesë të barabarta.Gjatësia e rrethit është 2π , prandaj gjatësia e një gjysmërrethi është π r . Pritni sektorët e qarkut dhe pastaj ngjitini ata njëri me tjetrin, si tregohet në figurë.Sektori i fundit është ndarë më dysh dhe secila gjysmë e tij është vendosur në njërin nga skajet e figurës.Figura e krijuar është afërsisht drejtkëndësh. Lartësia e këtij drejtkëndëshi është r, kurse baza e tij është sa gjysma e rrethit(d.m.th.π r ).Syprina e drejtkëndëshit është π r r = 2 π r .Mbani mendSyprina e qarkut me rreze r është S = 2 π r ,ku π ≈ 3,14 .Vërtetohet se formula S = 2 π r për syprinën e qarkut (që ju e nxorët me përafërsi) është e saktë për çdo qark me rreze r.Nxënësit në grupe do të zgjidhin detyrën:Gjeni syprinën e qarkut me rreze r = 4 cm.Zgjidhje: S= 2 2 ππ π r = = = = .4 .16 3,14.16 50, 24 cm2.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: Punë në grupeNxënësit në grupe punojnë në fletë A4 detyra të zgjedhura prej rubrikës Ushtrime. Detyrat do t’i zgji,dhin me radhë nga një secili anëtarë i grupit, duke e përcjellë fletën brenda grupit derisa të kenë zgjidh nga një detyrë secili prej tyre. Fletën do ta vendosin në tabelë.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në dyshe dhe grupe gjithashtu edhe përfshirjen e tyre në bashkëbisedim. Vlerësohen në listën e kontrollit të njohurive nxënësit që dalin në tabelë për të zgjidh detyrat. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213