Page 210 - Demo
P. 210


                                    Libër për mësuesin/en208Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Matja e madhësive gjeometrike Rezultati i të nxënit të temës: Zbërthen figurat jo të rregullta në figura të thjeshta dydimensionale për të gjetur perimetrin dhe syprinën e tyre.Përdor formulat për njehsimin e perimetrit dhe syprinës së sipërfaqeve shumëkëndëshe dhe rrethore në detyra nga jeta e përditshme.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.8 Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive natyrore dhe shoqërore, krijimeve letrare apo artistike.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.2.4 Sugjeron formula të ndryshme dhe përshtatshme për zgjidhje të detyrave.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Syprinat e figurave të përbëraFjalët kyçe: syprinë e sipërfaqes, figura të përbëra, brinjë, rreze, diagonaleRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- ndan figurat e përbëra në pjesë duke formuar figura të cilave ua njeh formulën për njehsim të syprinës së sipërfaqes;- llogarit syprinën e sipërfaqes së figurës së përbërë duke e shpreh si shumë e syprinave të sipërfaqeve të mësuara më parë; - zbaton njehsimin e syprinës së sipërfaqeve të përbëra në situata problemore me forma të ndryshme. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika kl. 7, Fletore pune, fletë A4,veglat për gjeometri Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Jeta dhe puna Disa shembuj në këtë njësi janë nga jeta e përditshme ku kërkohen njehsime të syprinave të sipërfaqeve rrethore.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:
                                
   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213   214