Page 211 - Demo
P. 211
Matematika 7209Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupFtohen nxënësit të zgjidhen situatën problemore të rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”.Në sa trekëndësha është ndarë katërkëndëshi konveks?Gjeni syprinën e tij.Diskutojnë me grupin dhe me mësuesin/en. Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja udhëzon nxënësit që të lexojnë në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni.Dini se syprina e një figurë që përbëhet nga disa pjesë që nuk priten është sa shuma e syprinave të këtyre pjesëve.Për të gjetur syprinën e një figurë çfarëdo e ndajmë atë në figura gjeometrike të cilave ju njehsojmë syprinën me anë të formulave. Syprina e figurës është sa shuma syprinave të pjesëve përbërëse të saj.Formohen katër grupe dhe secilit grup i shpërndan nga një detyrë me figurë që përbëhet nga pjesë që nuk priten dhe kërkon ta njehsojnë syprinën e sipërfaqes së saj.1. Gjeni syprinën e figurës së ngjyrosur. Fig. 8.61 te teksti2. Gjeni syprinën e figurës: Fig. 8.62 te teksti3. Gjeni syprinat e pjesëve të ngjyrosura në këto figura: Fig. 8.63 te teksti4. Gjeni syprinën e secilës figurë: Fig. 8.60 te tekstiPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeNxënësit në grupe punojnë në fletë A4 detyra të zgjedhura prej rubrikës Ushtrime. Detyrat pasi t’i zgjidhin i vendosin në telin për tharje. Ata/ato dalin dhe i kontrollojnë detyrat e vendosura në telin për tharje dhe i vlerësojnë me nga një pikë detyrën e zgjidhur saktë dhe zero pikë detyrën që është zgjidhur gabim. Mësuesi/ja vëzhgon vlerësimin.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në dyshe dhe grupe gjithashtu edhe përfshirjen e tyre në bashkëbisedim. Vlerësohen në listën e kontrollit të njohurive nxënësit që kanë punuar në grupin me më shumë pikë. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

