Page 212 - Demo
P. 212
Libër për mësuesin/en210Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Matja e madhësive gjeometrikeRezultati i të nxënit të temësZgjedh njësitë standarde për matje të gjatësisë, sipërfaqes si dhe shpjegon marrëdhëniet ndërmjet njësive të ndryshme të matjeve gjatë zgjidhjes së problemeve.Cakton perimetrin e figurave dydimensionale me anë të formulave dhe me matje.“Vërteton” teoremën e Pitagorës në trekëndëshin kënddrejtë dhe e zbaton atë për njehsimin e gjatësisë së hipotenuzës apo katetit te trekëndëshi kënddrejtë. Zbaton teoremën e anasjelltë të Pitagorës për të caktuar nëse një trekëndësh është kënddrejtë ose jo.Zbaton Teoremën e Pitagorës për njehsimin e lartësisë te trekëndëshi barakrahës dhe barabrinjës, si dhe për njehsimin e diagonales te drejtkëndëshi dhe katrori.Njehson perimetrin dhe syprinën e sipërfaqes shumëkëndëshe me anë të formulave.Njehson perimetrin dhe syprinën e sipërfaqeve shumëkëndëshe të rregullta kur dihet brinja dhe rrezja e rrethit të brendashkruar.Njehson perimetrin dhe syprinën e sipërfaqes rrethore.Zbërthen figurat jo të rregullta në figura të thjeshta dydimensionale për të gjetur perimetrin dhe syprinën e tyre.Përdor formulat për njehsimin e perimetrit dhe syprinës së sipërfaqeve shumëkëndëshe dhe rrethore në detyra nga jeta e përditshme.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.8 Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive natyrore dhe shoqërore, krijimeve letrare apo artistike.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.2.4 Sugjeron formula të ndryshme dhe përshtatshme për zgjidhje të detyrave.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Çfarë mësuam (përsëritje)Fjalët kyçe: matje, njësi të matjes, perimetër, syprinë, teorema e Pitagorës, trekëndësh kënddrejtë, sipërfaqe shumëkëndëshe, sipërfaqe rrethore, figura të përbëra.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:− zgjedh njësitë standarde për matje të gjatësisë, sipërfaqes si dhe shpjegon marrëdhëniet ndërmjet njësive të ndryshme të matjeve gjatë zgjidhjes së problemeve;

