Page 213 - Demo
P. 213
Matematika 7211− cakton perimetrin e figurave dydimensionale me anë të formulave dhe me matje;− “vërteton” teoremën e Pitagorës në trekëndëshin kënddrejtë e zbaton atë për njehsimin e gjatësisë së hipotenuzës apo katetit te trekëndëshi kënddrejtë; − zbaton teoremën e anasjelltë të Pitagorës për të caktuar nëse një trekëndësh është kënddrejtë ose jo;− zbaton Teoremën e Pitagorës për njehsimin e lartësisë te trekëndëshi barakrahës dhe barabrinjës, si dhe për njehsimin e diagonales te drejtkëndëshi dhe katrori;− njehson perimetrin dhe syprinën e sipërfaqes shumëkëndëshe me anë të formulave;− njehson perimetrin dhe syprinën e sipërfaqeve shumëkëndëshe të rregullta kur dihet brinja dhe rrezja e rrethit të brendashkruar;− njehson perimetrin dhe syprinën e sipërfaqes rrethore; − zbërthen figurat jo të rregullta në figura të thjeshta dydimensionale për të gjetur perimetrin dhe syprinën e tyre;− përdorë formulat për njehsimin e perimetrit dhe syprinës së sipërfaqeve shumëkëndëshe dhe rrethore në detyra nga jeta e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7 Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe/bashkëbisedim/ditari i dyfishtë. Nxiten nxënësit të kujtojnë çfarë kanë mësuar gjatë kësaj teme duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përdorimin e njësive të matjes së gjatësisë dhe syprinës, njësimin e perimetrit dhe syprinës me anë të formulave të shumëkëndëshave, të shumëkëndëshave të rregullt, të figurave të përbëra, në zbatimin e teoremës së Pitagorës në situata problemore, në njehsimin e perimetrit dhe syprinës së sipërfaqes rrethore; argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore me kontekst nga jeta e përditshme.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë të përsërisin njohuritë e kreut.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

