Page 215 - Demo
P. 215


                                    Matematika 7213−	 cakton perimetrin e figurave dydimensionale me anë të formulave dhe me matje;−	 “vërteton” teoremën e Pitagorës në trekëndëshin kënddrejtë e zbaton atë për njehsimin e gjatësisë së hipotenuzës apo katetit te trekëndëshi kënddrejtë; −	 zbaton teoremën e anasjelltë të Pitagorës për të caktuar nëse një trekëndësh është kënddrejtë ose jo;−	 zbaton Teoremën e Pitagorës për njehsimin e lartësisë te trekëndëshi barakrahës dhe barabrinjës, si dhe për njehsimin e diagonales te drejtkëndëshi dhe katrori;−	 njehson perimetrin dhe syprinën e sipërfaqes shumëkëndëshe me anë të formulave;−	 njehson perimetrin dhe syprinën e sipërfaqeve shumëkëndëshe të rregullta kur dihet brinja dhe rrezja e rrethit të brendashkruar;−	 njehson perimetrin dhe syprinën e sipërfaqes rrethore; −	 zbërthen figurat jo të rregullta në figura të thjeshta dydimensionale për të gjetur perimetrin dhe syprinën e tyre;përdorë formulat për njehsimin e perimetrit dhe syprinës së sipërfaqeve shumëkëndëshe dhe rrethore në detyra nga jeta e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7 Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shoku Udhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përdorimin e njësive të matjes së gjatësisë dhe syprinës, njësimin e perimetrit dhe syprinës me anë të formulave të shumëkëndëshave, të shumëkëndëshave të rregullt, të figurave të përbëra, në zbatimin e teoremës së Pitagorës në situata problemore, në njehsimin e perimetrit dhe syprinës së sipërfaqes rrethore; argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore me kontekst nga jeta e përditshme.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë të përsërisin njohuritë e kreut.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   209   210   211   212   213   214   215   216   217   218   219