Page 216 - Demo
P. 216
Libër për mësuesin/en214Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Shprehjet me ndryshore, ekuacione, inekuacioneRezultati i të nxënit të temës Zbaton radhën e veprimeve aritmetike dhe kllapave në shprehjet me shkronja.Njehson vlerat e shprehjeve shkronjore për vlera të dhëna të shkronjave.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.4 Sugjeron formula të ndryshme dhe përshtatshme për zgjidhje të detyrave.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Shprehje shkronjore (shprehje me ndryshore)Fjalët kyçe: shprehje shkronjore, ndryshore, përkthimi me simbole matematike.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- shkruan me simbole matematike një shprehje shkronjore për zgjidhjen e një situate problemore;- përkufizon shprehjet shkronjore;- përkthen gjuhën e folur në gjuhë të matematikës dhe anasjelltas;- vlerëson rëndësinë e këtij “përkthimi” për të zgjidhur problema të ndryshme jetësore përmes shprehjeve shkronjore. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore puneLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës.Zgjidhja e problemave të shprehura me fjalë nga përditshmëria, me anë të matematikëspërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Bileta e autobusit nga qyteti në bregdet kushton 12 euro për të rriturit dhe 6 euro për fëmijët.Sa kushtojnë biletat për pesë të rritur? Sa kushtojnë biletat për shtatë fëmijë?Sa kushtojnë biletat për dy të rritur dhe tre fëmijë?Po nëse udhëtojnë x të rritur dhe y fëmijë, sa kushtojnë biletat?Kreu 9

