Page 217 - Demo
P. 217
Matematika 7215Bashkëbisedohet për zgjidhjen e situatës problemore.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimZgjidhja e situatës së mësipërme do të çojë në shkrimin e shprehjes shkronjore 12x + 6y. Kërkohet nga nxënësit të japin shembuj të shprehjeve numerike dhe shkronjore dhe të bëjnë dallimin ndërmjet tyre.Vrojtohen shembujt e dhënë në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”.Punohet rubrika “Mbani mend”.Lojë me role Për secilin nga rastet që ndodhen në kolonën e parë, iu kërkohet të hartojnë një situatë problemore nga jeta e përditshme, që çon në shkrimin e shprehjeve shkronjore. I kërkojnë shokut/shoqes të shkruajë shprehjen shkronjore përkatëse.Kontrolloni saktësinë e përkthimit në gjuhën e matematikës.Gjuha e zakonshme Gjuha matematike Shuma e 7 me x. 7 + xNdryshimi i 8 me y. 8 – yNumri që është 5 njësi më i madh se a. 5 + aNumri që është 5 herë sa a. 5aNumri që është 3 njësi më i madh se dyfishi i b. 3 + 2bNumri që është trefishi i shumës së x me 2. 3(x + 2)Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grup Ftohen nxënësit të diskutojnë ushtrimet e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke komentuar përgjigjet gjatë zgjidhjes së tyre. Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.Detyrat e zgjidhura do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. Ftohen nxënësit të jenë pjesë e një minikonkursi: të krijojnë/shkruajnë shprehje shkronjore dhe të kërkojnë nga shokët të lexojnë ato, dhe anasjelltas, japin shprehje me fjalë dhe të përkthehet me sim,bole matematike. Kontrollojnë dhe vlerësojnë punën e njëri-tjetrit.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e shkrimin dhe leximin e fjalive matematikore me simbole matematike, në shkrimin e shprehjeve shkronjore, demonstrimin e njohurive në situata problemore nga jeta e përditshme, argumentimin e përgjigjes së dhënë. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe jep sqarimet përkatëse.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

