Page 218 - Demo
P. 218


                                    Libër për mësuesin/en216Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Shprehjet me ndryshore, ekuacione, inekuacioneRezultati i të nxënit të temës Zbaton radhën e veprimeve aritmetike dhe kllapave në shprehjet me shkronja.Njehson vlerat e shprehjeve shkronjore për vlera të dhëna të shkronjave.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.7 Krahason ngjashmëritë dhe dallimet e fazave më të rëndësishme nëpër të cilat është zhvilluar një proces/dukuri shoqërore, natyrore ose artistike.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.1 Përdor simbole, fakte, për zgjidhjen problemore që lidhen me numra racionalë.3.1 Demonstron zbatimin e numrave racionalë në shprehje të ndryshme numerike dhe shkronjore.5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Vlera numerike e një shprehjeje shkronjoreFjalët kyçe: shprehje shkronjore, ndryshore, vlerë të shprehjes shkronjore.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore Nxënësi/ja:- shkruan me simbole matematike një shprehje shkronjore për zgjidhjen e një situate problemore;- gjen vlerën e shprehjes shkronjore për vlera të dhëna të ndryshoreve; - argumenton veprimet e kryera gjatë zgjidhjes së situatave prioblemore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore puneLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës.Zgjidhja e problemave të shprehura me fjalë nga përditshmëria, me anë të matematikësPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Një fletore kushton 2,5 euro. Një libër kushton 6 euro. a) Nëse Agimi blen x fletore dhe y libra sa euro duhet të paguajë ai?b) Sa euro i kushtojnë Agimit 3 fletore dhe 2 libra? 5 fletore dhe 3 libra? 5 fletore dhe 1 libër?Në cilin nga rastet kushtojnë më tepër? 
                                
   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221   222