Page 219 - Demo
P. 219


                                    Matematika 7217Diskutoni.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/plotësim i mesazhitZgjidhja e situatës së mësipërme do të çojë në shkrimin e shprehjes shkronjore 2,5x + 6y. Kur x dhe y marrin vlera numerike, shprehja shkronjore merr një vlerë numerike, që gjendet duke gjetur vlerën e shprehjes numerike që përftohet.Kërkohet nga nxënësit të japin shembuj të shprehjeve shkronjore dhe të gjejnë vlerën numerike të saj për vlera të ndryshme të ndryshores në punën në grup.Vrojtohen shembujt e dhënë në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”, si të gjejnë vlerën numerike të shprehjes shkronjore për vlerat e dhëna të ndryshores. Punohet rubrika “Mbani mend”.Janë dhënë dy tabela. Jepet shprehja 2x + 3y. Në tabelën A janë vendosur vlerat e ndryshoreve për secilën prej tyre është vendosur një fjalë. Udhëzohen nxënësit të zbulojnë mesazhin ne të dyja rastet.Tabela Ax = 2; y = 3 x = -1; y = -2 x = -2; y = 0 x = 0,12; y = 2x = 6; y = 1,3 x = 0; y = -54Shkencave e matematika mbretëresha të natyrës ështëNë tabelën B janë vendosur vlerat numerike të shprehjes për vlerat e dhëna të ndryshores.Tabela B-4 -54 6,24 -5 13 15,3Udhëzohen nxënësit të krijojnë vetë tabela ku të kërkojnë një mesazh. Duke këmbyer fletat në grupe, kryejnë disa herë këtë veprimtari.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grup Ftohen nxënësit të diskutojnë ushtrimet e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke komentuar përgjigjet gjatë zgjidhjes së tyre. Iu jepet kohë të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Përfaqësues të grupeve demonstrojnë zgjidhjen e ushtrimeve në tabelë.Ftohen nxënësit të jenë pjesë e një minikonkursi: kush e gjen më shpejt vlerën e shprehjes numerike. Udhëzohen nxënësit të shkruajnë një shprehje numerike. Të kërkojnë nga shoku të gjejnë vlerën e shprehjes, në raste kur veprimet kryhen me mënd.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në gjetjen e vlerës së shprehjes shkronjorë për vlera të dhëna të ndryshoreve, për demonstrimin e njohurive në situata problemore nga jeta e përditshme, për argumentimin e përgjigjes së dhënë. 
                                
   213   214   215   216   217   218   219   220   221   222   223