Page 222 - Demo
P. 222
Libër për mësuesin/en220Jepen shprehjet 1 + x dhe x + 1. Gjeni vlerat e shprehjeve për x = –2; x = 21 − ; x = 0; x = 31 Krahasoni vlerat për secilin rast. Përsëritni veprimet për shprehjet 2x – 2 dhe 2(x – 1);për shprehjet –(3x – 2) dhe – 3x + 2;për shprehjet 2x – 3y + x dhe 3x – 3y;për shprehjet 2(x – 3y) + 5x dhe 7x – 6y.Çfarë vini re?A mund të arsyetoni si janë përftuar shprehjet nga njëra-tjetra?Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/gjetja e mesazhitGjatë zgjidhjes së situatës së mësipërme, nxënësit do të vërejnë se të dy shprehjet në secilin rast janë shprehje që për të njëjtat vlera të ndryshores kanë të njëjtën vlerë numerike.Bëjnë një shpjegim të koncepteve të njësisë mësimore:Konceptet Si e kupton shembullShprehje identike .............. ..............Shndërrim identik .............. ..............Vetitë e veprimeve aritmetike me shprehje shkronjore.............. ..............Zbërthim të shprehjes që ka kllapa Kur ka shenjën (+) para kllapësKur ka shenjën (–) para kllapës..............Nxiten nxënësit të vrojtojnë shembujt e dhënë në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Kujdes tërhiqet vëmendje kur para kllapës ka shenjën (-). Punohet rubrika “Mbani mend”.Janë dhënë dy tabela. Në tabelën A janë vendosur disa shprehje shkronjore. Në tabelën B janë vendosur shprehjet identike me to. Udhëzohen nxënësit të zbulojnë mesazhin në të dyja rastet.Tabela A2x + x – 2y - (x – 2y) 3a – 2b – 4a + 3b x(2 – y) – 3 -(a + 2b) + 4a -3a( 2 – 2b) 5 – 3x shenjën ka Kujdes para kur kllapës (-)Tabela Bb – a 3a – 2b 2x – xy – 3 6ab – 6a 2y – x 3x – 2y -(3x – 5)Udhëzohen nxënësit të krijojnë tabela ku të kërkojnë një mesazh. Duke këmbyer fletat në grupe, kryejnë disa herë këtë veprimtari.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grup/në grupe dyshe Ftohen nxënësit të diskutojnë ushtrimet e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke komentuar përgjigjet gjatë zgjidhjes së tyre. Nxënësve iu jepet kohë të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Përfaqësues të grupeve demonstrojnë zgjidhjen e ushtrimeve në tabelë. Kërkohet të argumentojnë veprimet e kryera gjatë zgjidhjes së tyre.

