Page 224 - Demo
P. 224


                                    Libër për mësuesin/en222Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Shprehjet me ndryshore, ekuacione, inekuacioneRezultati i të nxënit të temës Zbaton radhën e veprimeve aritmetike dhe kllapave në shprehjet me shkronja.Njehson vlerat e shprehjeve shkronjore për vlera të dhëna të shkronjave.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):4.1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.7.1 Identifikon ndryshoret dhe strukturat matematike në një problem të botës reale.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Monomi. Reduktimi i monomeve të ngjashëmFjalët kyçe: shprehje shkronjore, shprehje identike, shndërrime identike, monome, koeficienti numerik, pjesa shkronjore, kufiza të ngjashme, reduktim, zbërthim të shprehjeveRezultati/et e të nxënit për orë mësimore Nxënësi/ja:- dallon kur një shprehje shkronjore përmban vetëm veprimin e shumëzimit dhe ngritjen në fuqi;- sjell një monom në trajtë të rregullt;- redukton monomet e ngjashme; - argumenton veprimet e kryera gjatë zgjidhjes së situatave problemore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore puneLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës.Zgjidhja e problemave të shprehura me fjalë nga përditshmëria, me anë të matematikësPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Punë në grupKujtoni vetitë e fuqive.
                                
   218   219   220   221   222   223   224   225   226   227   228