Page 225 - Demo
P. 225


                                    Matematika 7223Kryeni shndërrime identike të shprehjeve. a) 3x2 ∙ x4; b) (–2x)4; c) x 2x43 22  . Argumentoni veprimet.Mësuesi/ja përgatit një listë me konceptin e fuqisë dhe vetitë e saj. Në grupe dyshe, nxënësit plotësojnë duke kujtuar çfarë kanë mësuar për konceptin e fuqisë së dytë dhe të tretë, vetitë e tyre. U kërkohet të plotësojnë tabelën: Koncepti Çfarë di për të? Shembull Fuqia Prodhim faktorësh të barabartë 32,4 3,, 82 ,a n ( )Baza Eksponenti Vetitë  : Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/insertFtohen nxënësit të lexojnë në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”.Gjatë leximit, ata do të vendosin në fund të çdo informate nga një simbol që tregon se si e kanë kuptuar atë informatë.“√” – nëse informacioni është i njohur për ju.“+” – nëse informacioni është i ri.“?” – nëse informacioni është i paqartë.“–”– nëse informacioni që lexuat është ndryshe nga ai që dinit më parë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grup/në grupe dyshe Ftohen nxënësit të diskutojnë ushtrimet e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke komentuar përgjigjet gjatë zgjidhjes së tyre. Në ushtrimin 4 kemi një zbatim në praktikë të njohurive të njësisë mësimore.Nxënësve iu jepet kohë të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Përfaqësues të grupeve demonstrojnë zgjidhjen e ushtrimeve në tabelë. Kërkohet të argumentojnë veprimet e kryera gjatë zgjidhjes së tyre.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në shndërrimin e shprehjes në një shprehje identike me të, në gjetjen e trajtës së rregullt të monomit, në reduktimin e monomeve të ngjashme, në argumentimin e zgjidhjes së situatave problemore.
                                
   219   220   221   222   223   224   225   226   227   228   229