Page 227 - Demo
P. 227
Matematika 7225Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Shprehjet me ndryshore, ekuacione, inekuacioneRezultati i të nxënit të temës Zgjidh ekuacionet lineare me një të panjohur (me numra të plotë dhe racionalë).Modelon dhe zgjidh ekuacione me numra të plotë dhe racionalë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.1 Përdor simbole, fakte, për zgjidhjen problemore që lidhen me numra racionalë.2.4 Sugjeron formula të ndryshme dhe përshtatshme për zgjidhje të detyrave.3.1 Demonstron zbatimin e numrave racionalë në shprehje të ndryshme numerike dhe shkronjore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Ekuacione me një ndryshore. Ekuacione të njëvlershëm (ekuivalente)Fjalët kyçe: ekuacioni, zgjidhje e ekuacionit, ekuacione të njëvlershme (ekuivalente)Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore Nxënësi/ja:- përkufizon ekuacionet duke e shprehur si barazim që përmban ndryshore;- tregon kur dy ekuacione janë të njëvlershme;- argumenton si mund të shndërrojmë një ekuacion në një ekuacion të njëvlershëm me të; - zgjidh ekuacionin duke argumentuar veprimet e kryera. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës.Zgjidhja e problemave të shprehura me fjalë nga përditshmëria, me anë të matematikësPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimeshNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Një lulishte në formë drejtkëndëshi ka përmasat si në figurë. Gjeni sa metra tel nevojitet për të rrethuar lulishten.Diskutoni.

