Page 228 - Demo
P. 228


                                    Libër për mësuesin/en226Udhëzohen nxënësit si të veprojnë për të gjetur përmasat e lulishtes. Iu jepet kohë të punojnë. Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/di/dua të di/mësovaDiskutimi për të zgjidhur situatën e rubrikës së parë kërkon zgjidhjen e ekuacionit: 3x – 5 = 2x + 1.Diskutohet si e kanë zgjidhur nxënësit ekuacionin duke u mbështetur në vetitë e veprimeve.Di Dua të di MësovaÇ’është ekuacioni;Kush është zgjidhje e ekuacionitKur dy ekuacione janë ekuivalenteSi të zgjidhim ekuacionin duke u mbështetur në vetitë e veprimeveJo në çdo rast mund të zgjidhet ekuacioni thjesht duke u mbështetur në vetitë e veprimeve.Si mund të përftojmë ekuacione ekuivalente me një ekuacion të dhënë dhe të gjejmë zgjidhjen e tijTri veti si mund të gjejmë një ekuacion ekuivalent me një ekuacion të dhënë.I. Nëse në njërën anë të ekuacionit bëjmë shndërrime identike, marrim një ekuacion të njëvlershëm me të. II. Nëse kalojmë kufizën nga njëra anë e ekuacionit në anën tjetër të tij, duke i ndërruar shenjën asaj, marrim një ekuacion të njëvlershëm me të parin. III. Nëse të dyja anët e ekuacionit i shumëzojmë apo i pjesëtojmë me të njëjtin numër, të ndryshëm nga zero, marrim një ekuacion të njëvlershëm me të parin.Jepen shembuj për secilin rast. Udhëzohen nxënësit të vrojtojnë shembujt e zgjidhur të dhënë në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grup/në grupe dyshe Ftohen nxënësit të diskutojnë në grupe të vogla ushtrimet e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke argumentuar përgjigjet gjatë zgjidhjes së tyre. Në ushtrimin 5 kemi një zbatim në praktikë të njohurive të njësisë mësimore. Udhëzohen nxënësit të shkruajnë një ekuacion që do t’i ndihmojë për të zgjidhur situatën problemore.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Përfaqësues të grupeve demonstrojnë zgjidhjen e ushtrimeve në tabelë. Kërkohet të argumentojnë veprimet e kryera gjatë zgjidhjes së tyre.
                                
   222   223   224   225   226   227   228   229   230   231   232