Page 230 - Demo
P. 230


                                    Libër për mësuesin/en228Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Shprehjet me ndryshore, ekuacione, inekuacioneRezultati i të nxënit të temës Zgjidh ekuacionet lineare me një të panjohur (me numra të plotë dhe racionalë).Modelon dhe zgjidh ekuacione me numra të plotë dhe racionalë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.1 Përdor simbole, fakte, për zgjidhjen problemore që lidhen me numra racionalë.2.4 Sugjeron formula të ndryshme dhe përshtatshme për zgjidhje të detyrave.3.1 Demonstron zbatimin e numrave racionalë në shprehje të ndryshme numerike dhe shkronjore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Ekuacioni i trajtës a ∙ x = b dhe ekuacioni që sillen në këtë trajtë me shndërrime të njëvlershmeFjalët kyçe: ekuacioni, a ∙ x = b, zgjidhje e ekuacionit, ekuacione të njëvlershme (ekuivalente)Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- tregon zgjidhje të ekuacionit të trajtës a ∙ x = b; - zgjidh ekuacionin që sillet në trajtën a ∙ x = b;- argumenton veprimet e kryera gjatë zgjidhjes së një ekuacioni;- modelon ekuacione për zgjidhjen e situatave problemore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore puneLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës.Zgjidhja e problemave të shprehura me fjalë nga përditshmëria, me anë të matematikësPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.1. Një kg mollë kushton 1,5 euro. Gjeni sa euro kushtojnë 3 kg mollë; 5 kg mollë; x kg mollë. Agimi ka 9 euro. Sa kg mollë mund të blejë me to? 
                                
   224   225   226   227   228   229   230   231   232   233   234