Page 231 - Demo
P. 231


                                    Matematika 72292. Një fletore kushton 1,5 €. Sa kushtojnë 2 fletore, 4 fletore, x fletore?3. Një biletë për kinema kushton 2 €. Gjeni sa kushtojnë 5 bileta, 10, bileta, x bileta?4. Një taksi ecën me të njëjtën shpejtësi, 60 km në orë. Sa km ka bërë taksia për 2 orë, për 3 orë, për x orë?5. Për një racion supë duhen 200 g patate. Sa gram patate duhen për 4 racione, për 6 racione, për x racione?Udhëzohen nxënësit të shkruajnë ekuacionin për zgjidhjen e situatës problemore. Secili grup paraqet zgjidhjen në tabelë.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimDiskutimi për të zgjidhur situatën e rubrikës së parë kërkon zgjidhjen e ekuacionit: a ∙ x = b Nëse ekuacioni, që kërkohet të zgjidhim, nuk është në trajtën a · x = b, përpiqemi ta sjellim atë në këtë trajtë, duke bërë shndërrime të njëvlershme. Në këtë ekuacion shkruhen të gjitha madhësitë që janë përpjesëtimore.Punë në grupa) A ka vlerë të x që vërteton barazimin 0 · x = 2? A ka zgjidhje ekuacioni 0 · x = 2? b) A ka vlerë të x që nuk vërteton barazimin 0 · x = 0? A ka numër që nuk është zgjidhje e ekuacionit 0 · x = 0? Bashkëbisedohet për përfundimet e punës në grup.Udhëzohen nxënësit të vrojtojnë shembujt e zgjidhur të dhënë në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Punohet rubrika “Mbani mend”, ku jepet rruga që duhet të ndiqet për të zgjidhur një ekuacion.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grup dyshe Ftohen nxënësit të diskutojnë në grupe të vogla ushtrimet e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke argumentuar përgjigjet gjatë zgjidhjes së tyre. Në ushtrimin 3 kemi një zbatim në praktikë të njohurive të njësisë mësimore, udhëzohen nxënësit të shkruajnë një ekuacion që do t’i ndihmojë nxënësit për të zgjidhur situatën problemore.Nxënësve iu jepet kohë të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Përfaqësues të grupeve demonstrojnë zgjidhjen e ushtrimeve në tabelë. Kërkohet të argumentojnë veprimet e kryera gjatë zgjidhjes së ekuacioneve.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në shndërrimin e ekuacionit në një ekuacion ekuivalent me të duke u mbështetur në vetitë e përftimit të ekuacioneve ekuivalente, në argumentimin e zgjidhjes së situatave problemore, në zgjidhjen e situatave me madhësi përpjesëtimore.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe iu jepen sqarimet përkatëse.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   225   226   227   228   229   230   231   232   233   234   235