Page 232 - Demo
P. 232


                                    Libër për mësuesin/en230Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Shprehjet me ndryshore, ekuacione, inekuacioneRezultati i të nxënit të temës: Zgjidh ekuacionet lineare me një të panjohur (me numra të plotë dhe racionalë).Modelon dhe zgjidh ekuacione me numra të plotë dhe racionalë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.1 Kërkon dhe përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (si: libra, revista, doracakë, fjalorë, en,ciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Problema që zgjidhen me ekuacione me një ndryshoreFjalët kyçe: ekuacioni, problem, zgjidhje e ekuacionit, ekuacione të njëvlershme (ekuivalente)Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore Nxënësi/ja:- modelon ekuacione për zgjidhjen e situatave problemore;- zgjidh ekuacionet lineare të fuqisë së parë me një ndryshore;- argumenton veprimet e kryera gjatë zgjidhjes së një ekuacioni.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore puneLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës.Zgjidhja e problemave të shprehura me fjalë nga përditshmëria, me anë të matematikësPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”. Për grupet përgatiten problema të ndryshme.1. Perimetri i trekëndëshit ABC është 30 cm. Brinja AC është 2 cm më e madhe se BC, kurse brinja AB është 4 cm më e madhe se brinja BC. Sa cm është brinja BC?2. Gjeni numrin, 3-fishi i të cilit është 5 herë më i madh se 2-fishi i tij.
                                
   226   227   228   229   230   231   232   233   234   235   236