Page 233 - Demo
P. 233


                                    Matematika 72313. Në dy arka gjenden 130 kokrra mollë. Kur njërës prej tyre i shtohen dhe 30 kokrra, atëherë u bënë 3 herë më shumë mollë se në arkën tjetër. Sa mollë gjenden në secilën arkë në fillim. Nxiten nxënësit të shkruajnë ekuacionet që çojnë në zgjidhjen e situatave problemore të mësipërme.4. Në një trekëndësh dybrinjënjëshëm brinja anësore është 3 cm më e vogël se baza. Perimetri i trekëndëshit është 36 cm. Gjeni brinjët e trekëndëshit.5. Në dy arka gjenden 130 kokrra mollë. Kur njërës prej tyre i shtohen dhe 30 kokrra, atëherë u bënë 3 herë më shumë mollë se në arkën tjetër. Sa mollë gjenden në secilën arkë në fillim.Udhëzohen nxënësit të shkruajnë ekuacionin për zgjidhjen e situatës problemore. Secili grup paraqet zgjidhjen në tabelë.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimSi veprojmë për të zgjidhur një problem:Udhëzohen nxënësit të vrojtojnë shembujt e problemave të zgjidhur të dhënë në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grup Ftohen nxënësit të diskutojnë në grupe të vogla zgjidhjen e problemave të dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke argumentuar përgjigjet gjatë zgjidhjes së tyre. Klasa ndahet në grupe. Nxënësve iu jepet kohë të punojnë problemat e rubrikës “Ushtrime”. Përfaqësues të grupeve demonstrojnë zgjidhjen e ushtrimeve në tabelë. Kërkohet të argumentojnë veprimet e kryera gjatë zgjidhjes së ekuacioneve. Kërkohet që nxënësit të vlerësojnë punën e njëri-tjetrit në zgjidhjen e problemave dhe të ekuacionit që kanë modeluar.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në modelimin e ekuacionit që ndihmon në zgjidhjen e problemave, shndërrimin e ekuacionit në një ekuacion ekuivalent me të duke u mbështetur në vetitë e përftimit të ekuacioneve ekuivalente, në argumentimin e zgjidhjes së situatave problemore.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe iu jepen sqarimet përkatëse.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   227   228   229   230   231   232   233   234   235   236   237