Page 234 - Demo
P. 234


                                    Libër për mësuesin/en232Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Shprehjet me ndryshore, ekuacione, inekuacioneRezultati i të nxënit të temësZgjidhin ekuacionet lineare me një të panjohur (me numra të plotë dhe numra racionalë).Paraqet zgjidhjet e inekuacioneve në drejtëzën numerike dhe formon bashkësinë numerike të zgjidhjeve.Modelon dhe zgjidh inekuacione me numra të plotë dhe racionalë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.2 Shpreh mendimin/gjykimin e vet për një punim letrar apo artistik duke veçuar analogjitë dhe dallimet me krijime të tjera të ngjashme.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike, në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Inekuacione me një ndryshoreFjalët kyçe: inekuacioni, zgjidhje e inekuacionit, inekuacione të njëvlershme (ekuivalente), bosht numerik, bashkësia e zgjidhjeve.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përkufizon inekuacionet duke e shprehur si mosbarazim që përmban ndryshore;- tregon kur dy inekuacione janë të njëvlershme;- argumenton si mund të shndërrojmë një inekuacion në një inekuacion të njëvlershëm me të; - zgjidh inkuacionin duke argumentuar veprimet e kryera; - tregon bashkësinë e zgjidhjeve të inekuacionit në boshtin numerik.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës.Zgjidhja e problemave të shprehura me fjalë nga përditshmëria, me anë të matematikësPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupNxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.
                                
   228   229   230   231   232   233   234   235   236   237   238