Page 237 - Demo
P. 237
Matematika 7235Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Shprehjet me ndryshore, ekuacione, inekuacioneRezultati i të nxënit të temësZbaton radhën e veprimeve aritmetike dhe kllapave në shprehjet me shkronja.Njehson vlerat e shprehjeve shkronjore për vlera të dhëna të shkronjave.Zgjidh ekuacionet lineare me një të panjohur (me numra të plotë dhe racionalë).Zgjidhin ekuacionet lineare me një të panjohur (me numra të plotë dhe numra racionalë).Paraqet zgjidhjet e inekuacioneve në drejtëzën numerike dhe formon bashkësinë numerike të zgjidhjeve.Modelon dhe zgjidh ekuacione dhe inekuacione me numra të plotë dhe racionalë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): III.4 Shfrytëzon dosjen personale për identifikimin e përparësive dhe mangësive në funksion të vetëvlerësimit të përparimit dhe përmirësimit të suksesit në fushën e caktuar.III.7 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1 Përdor simbole, fakte, për zgjidhjen problemore që lidhen me numra racionalë.2.4 Sugjeron formula të ndryshme dhe përshtatshme për zgjidhje të detyrave.3.1 Demonstron zbatimin e numrave racionalë në shprehje të ndryshme numerike dhe shkronjore.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.7.1 Identifikon ndryshoret dhe strukturat matematike në një problem të botës reale.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Çfarë mësuam (përsëritje)Fjalët kyçe: shprehje shkronjore, vlerë të shprehjes, radhë të veprimeve në shprehje, shprehje të njëvlershme, ekuacion, zgjidhje e ekuacionit, inekuacion, zgjidhje të inekuacionit, paraqitja grafike.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:− zbaton radhën e veprimeve aritmetike dhe kllapave në shprehjet me shkronja;− njehson vlerat e shprehjeve shkronjore për vlera të dhëna të shkronjave;− zgjidh ekuacionet lineare me një të panjohur (me numra të plotë dhe racionalë);− zgjidhin ekuacionet lineare me një të panjohur (me numra të plotë dhe numra racionalë);− paraqet zgjidhjet e inekuacioneve në drejtëzën numerike dhe formon bashkësinë numerike të zgjidhjeve;− modelon dhe zgjidh ekuacione dhe inekuacione me numra të plotë dhe racionalë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7 Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës

