Page 240 - Demo
P. 240


                                    Libër për mësuesin/en238Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Shprehjet me ndryshore, ekuacione, inekuacioneRezultati i të nxënit të temësZbaton radhën e veprimeve aritmetike dhe kllapave në shprehjet me shkronja.Njehson vlerat e shprehjeve shkronjore për vlera të dhëna të shkronjave.Zgjidh ekuacionet lineare me një të panjohur (me numra të plotë dhe racionalë).Zgjidhin ekuacionet lineare me një të panjohur (me numra të plotë dhe numra racionalë).Paraqet zgjidhjet e inekuacioneve në drejtëzën numerike dhe formon bashkësinë numerike të zgjidhjeve.Modelon dhe zgjidh ekuacione dhe inekuacione me numra të plotë dhe racionalë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.4 Shfrytëzon dosjen personale për identifikimin e përparësive dhe mangësive në funksion të vetëvlerësimit të përparimit dhe përmirësimit të suksesit në fushën e caktuar.III.7 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1 Përdor simbole, fakte, për zgjidhjen problemore që lidhen me numra racionalë.2.4 Sugjeron formula të ndryshme dhe përshtatshme për zgjidhje të detyrave.3.1 Demonstron zbatimin e numrave racionalë në shprehje të ndryshme numerike dhe shkronjore.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.7.1 Identifikon ndryshoret dhe strukturat matematike në një problem të botës reale.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: shprehje shkronjore, vlerë të shprehjes, radhë të veprimeve në shprehje, shprehje të njëvlershme, ekuacion, zgjidhje e ekuacionit, inekuacion, zgjidhje të inekuacionit, paraqitja grafike.
                                
   234   235   236   237   238   239   240   241   242   243   244