Page 241 - Demo
P. 241
Matematika 7239Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:− zbaton radhën e veprimeve aritmetike dhe kllapave në shprehjet me shkronja;− njehson vlerat e shprehjeve shkronjore për vlera të dhëna të shkronjave;− zgjidh ekuacionet lineare me një të panjohur (me numra të plotë dhe racionalë);− zgjidhin ekuacionet lineare me një të panjohur (me numra të plotë dhe numra racionalë);− paraqet zgjidhjet e inekuacioneve në drejtëzën numerike dhe formon bashkësinë numerike të zgjidhjeve;modelon dhe zgjidh ekuacione dhe inekuacione me numra të plotë dhe racionalë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës. Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shokuUdhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë në kryerjen e veprimeve aritmetike në një shprehje shkronja me dhe pa kllapa, në gjetjen e vlerës së shprehjes shkronjore për vlera të dhëna të shkronjave, në zgjidhjen e ekuacioneve lineare me një të panjohur (me numra të plotë dhe racionalë), në zgjidhjen e inekuacioneve lineare me një të panjohur, në paraqitjen e zgjidhjes së inekuacioneve në drejtëzën numerike dhe dhënien e bashkësisë të zgjidhjeve, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore me kontekst nga jeta e përditshme.Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë të përsërisin njohuritë e kreut.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

