Page 242 - Demo
P. 242


                                    Libër për mësuesin/en240Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: MatematikëShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Shndërrimet gjeometrike dhe trupat gjeometrikëRezultati i të nxënit të temësKonstrukton figurat me drejtëz simetrie dhe me qendër simetrie.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.3 Harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre duke përcaktuar fazat kryesore sipas fushës mësimore (letrar, shkencor, artistik).III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.5 Krijon paraqitje të koncepteve matematike (për shembull: me mjete konkrete, vizatime, numra,simbole, tabela, diagrame) dhe i zbaton në problema nga situata reale.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Përsëritje. Sistemi kënddrejtë koordinativ. Koordinatat e pikësFjalët kyçe: bosht numerik, dyshe e renditur, koordinatat e pikës, abshisë, ordinatë, rrjet koordinativ, kuadrate.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- konstrukton rrjetin koordinatin në rrafsh; - dallon boshtin e abshisave dhe të ordinatave; - paraqet pikën si dyshe e renditur në rrafshin Oxy dhe identifikon koordinatat e pikës;- gjykon mbi vendndodhjen e pikës kur njihen koordinatat e saj;- argumenton veprimet e kryera. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, vizore, letër me kuti.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi Shembuj nga jeta e përditshme të përcaktimit të vendndodhjes.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Kreu 10
                                
   236   237   238   239   240   241   242   243   244   245   246