Page 243 - Demo
P. 243
Matematika 7241Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedim Nxënësit njihen me temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit që priten të realizohen gjatë zhvillimit të kësaj njësie mësimore.Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Të përcaktojnë koordinatat e objekteve të dhëna në rrjetin koordinativ. Shënoni objektet që ndodhen në secilin kuadrat. Vrojtoni koordinatat e tyre. Çfarë vini re?Vendosni vetë pika në kuadrate të ndryshme. Gjeni koordinatat e tyre.Vrojtoni koordinatat e objekteve që ndodhen mbi boshtet koordinative. Vendosni vetë pika të tjera në boshtet koordinative. Gjeni koordinatat e tyre.Bashkëbisedoni. Iu kërkohet nxënësve të konstruktojnë vetë një rrjet koordinativ kënddrejtë. Të vendosin pika në të. Të kërkojnë nga shoku i tyre të gjejë koordinatat e pikës. Të shkruajnë dyshe të renditura dhe gjejnë vendndodhjen e pikës në rrjet.Të vrojtojnë shenjat e koordinatave të pikave për secilin kuadrat si dhe për pika që ndodhen në boshtet koordinative.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/organizues grafikDiskutimi i situatave të mësipërme nga nxënësit do të çojë në rikujtimin dhe në përforcimin e koncepteve të njësisë mësimore. Vrojtohen shembujt e dhënë në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”, si të gjejmë koordinatat e një pikë në rrafshin koordinativ dhe anasjelltas, të gjejmë vendndodhjen e pikës në rrafsh kur njihen koordinatat e pikës. Punohet rubrika “Mbani mend”.Lojë me role. Në klasë mund të krijohet modeli i një rrafshi koordinativ. Nxënësit të përcaktojnë vendndodhjen e tyre në këtë model.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: BashkëbisedimFtohen nxënësit të diskutojnë detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke i komentuar përgjigjet. Bashkëbisedohet për ushtrim 3. Tregohet vendndodhja e pjesës së rrugës që do meremetohet. Në fletë me kuti udhëzohen nxënësit të konstruktojnë rrjetin koordinativ dhe t’u japin përgjigje ushtrimeve të rubrikës “Ushtrime”.Pasqyrohen zgjidhjen e ushtrimeve në “telin e tharjes”. Diskutohen dhe kontrollohen nga vet nxënësit. Kërkohet argumentimi i zgjidhjes së situatës problemore.

